Faqja kryesore












Mirësevini në Wikipedia


enciklopedia e lirë të cilën mund ta redaktoni edhe ju!


75.603 artikuj në shqip
Version i përshtatur për celular




P world icon brown.png Gjeografia     
P history icon brown.png Historia     
P society icon brown.png Ekonomia & Filozofia     
P culture icon brown.png Arti & Kultura     
P religion icon brown.png Feja     
P science icon brown.png Shkenca & Teknologjia     
P sport icon brown.png Sporti


Portali tematik ·
Indeksi alfabetik ·
Artikuj sipas kategorive ·
Artikuj të mirë ·
Artikuj të përkryer












Artikulli i javës

Artikulli i javës






Roberto Baggio


Roberto Baggio (Italisht:[roˈbɛrto ˈbaddʒo]; lindur më 18 shkurt 1967) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante zakonisht si sulmues i dytë ose mesfushor sulmues, si dhe ishte i aftë të luante në disa pozicione sulmuese. Ai është i drejtori i sektorit teknik të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Ai ka qënë një lojtar me dhunti teknike, si dhe një organizator krijues dhe një specialist i goditjeve të lira, i cili gjithashtu njihej për aftësitë dribluese dhe atyre të shënimit. Baggio gjithashtu është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitin 1999, ai u rendit i katërti në sondazhin e mbartur në internet nga FIFA për lojtarin më të mirë të shekullit, si dhe u zgjodh edhe në në ekipin e ëndërrave të FIFA Kupës së Botës në vitin 2002. Në vitin 1993, ai u emërua FIFA Lojtari Botëror i Vitit dhe fitoi edhe Topin e artë. Në vitin 2004, ai u emërua nga Pelé në FIFA 100, një list me lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.


Baggio ka luajtur 56 ndeshje me Italinë, dhe ka shënuar 27 gola, duke qënë golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares sëbashku me Alessandro Del Pieron. Ai shkëlqeu në ekipin italian që u rendit i treti në Kupën e Botës 1990, duke shënuar dy herë. Në edicionin tjetër, ai udhëhoqi Italinë në finale, duke shënuar pesë gola; ai mori çmimin Topi i Argjendë dhe u emërua edhe në formacionin e turnamentit. Pavarësisht se ishte ylli i ekipit gjatë turnamentit, ai humbi penalltinë vendimtare në gjuajtjet e penalltive në finale ndaj Brazilit. Në Kupën e Botës 1998, ai shënoi dy herë me Italinë që u eliminua në çerek-finale nga Franca që në fund u shpall fituese. Baggio është lojtari i vetëm italian që ka shënuar në tre edicione të FIFA Kupës së Botës, dhe me nëntë gola është një nga tre lojtarët, sëbashku me Paolo Rossin dhe Christian Vierin, që kanë shënuar më shumë gola për Italinë në këtë turnament.


Baggio njihet me pseudonimin Il Divin Codino (Bishtkali hyjnor), për modelin e flokëve që ka pasur gjatë shumicës së karrierës së tij, për talentin dhe bindjeve të tija Budiste. Në vitin 2002, ai u emërua ambasador i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara. Një vit më vonë, ai ishte fituesi i parë i çmimit Golden Foot. Si mirënjohje për aktivitetet humanitare të tij, ai mori çmimin Njeriu i Paqes nga Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2010. Ai u fut në Sallonin e Famës të Futbollit Italian në vitin 2011.


Lexo më tej...


Arkiva • Artikuj perfektë... • [±]




A e dini se ...

A e dini se ...



Na vjen me të vërtetë shumë keq, për këtë javë nuk është zgjdhur asnjë kuriozitet!


Vullnetarët e Wikipedias në shqip nuk kanë punuar aq sa duhet për të shfaqur në këtë vitrinë Kuriozitetet e javës. Ju mund të shfletoni kuriozitetet e javëve të kaluara. Megjithatë, edhe ti mund të japësh kontributin tënd duke ndihmuar në përmirësimin e cilitdo artikull që dëshiron.


Ne të urojmë punë të mbarë!


Complaints icon.svg


Arkiva • [±]




Aktualiteti

Aktualiteti



Temat kryesore : Kriza në zonën e euros




  • 6 tetor 2017 Çmimin Nobel për Paqe e mori Fushata ndërkombëtare kundër armëve nukleare (ICAN) për shkak “të punës që të tërheqë vëmendjen për pasojat katastrofale e humanitare që mund të ketë përdorimi i armëve nukleare dhe tentimeve për të arritur një marrëveshje për parandalimin e këtyre armëve”.


  • 3 tetor 2017 Tre shkencëtarët Rainer Weiss, Barry Barish, dhe Kip Thorne fituan Nobelin e Fizikës si personat kyç në punën e Observatorit LIGO, i cili mat dhe deformimet më të vogla që valët i shkaktojnë hapësirës dhe kohës kur kalojnë nëpër Tokë.




  • 13 maj 2017 - Një protestë e madhe me pjesëmarrjen e qindra mijra vetëve zhvillohet në Tiranë për largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e nje qeverie teknike per organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.


  • 6 shkurt 2017 - Shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli, vdes në moshën 89 vjeç.



WikiLajme  Ngjarjet e tanishme • [±]





Kanë ndodhur më 25 janar

Kanë ndodhur më 25 janar





  • 1919 - U themelua Liga e Kombeve.


  • 1942 - LDB: Tailanda i shpall luftë Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.


  • 1955 - Bashkimi Sovjetik përfundon luftën shtetërore me Gjermaninë.


  • 1971 - Himachal Pradesh u bë shteti i 18-të i Indisë.


  • 1981 - Jiang Qing, e veja e Mao Zedong u dënua me vdekje.


  • 1990 - Avianca Flight 52 u rrëzua duke lënë të vdekur 73 udhëtarë.


  • 2004 - Michail Saakashvili bëhet kryetar i Gjeorgjisë



Lexo më shumë... • [±]




Fotografia e ditës

Fotografia e ditës





Kulla TV në majë të Praděd-it, mali më i lartë i vargmalit Hrubý Jeseník, Republika Çeke.

Kulla TV në majë të Praděd-it, mali më i lartë i vargmalit Hrubý Jeseník, Republika Çeke.




Fotografia e ditës • Fotografi perfekte • [±]




Para se të redaktoni...

Para se të redaktoni...




Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.

Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Vini Re! - Jeni të lutur të emëroni faqet që krijoni në trajtën e shquar dhe të përdorni germat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura.






Regjistrohu  • Ambasadat  • Fillimi...



Kush e shkruan Wikipedian?

Kush e shkruan Wikipedian?




Komuniteti i Wikipedias në gjuhën shqipe përbëhet nga 110.612 përdorues të regjistruar, 246 prej të cilëve kanë kontribuar me të paktën një redaktim gjatë muajit të fundit, ndërsa 10 prej tyre gëzojnë privilegjet e burokratit dhe administratorit. Përdoruesit përbëjnë një shoqatë ku të gjithë anëtarët e saj koordinojnë veprimet e tyre për përmirësimin e artikujve, duke u konsultuar herë pas here në kuvend, duke diskutuar me njëri-tjetrin, por edhe duke bashkëpunuar në projekte të ndryshme.






Ç'mund të bëj unë?

Ç'mund të bëj unë?




Dëshironi të merrni pjesë? Lexoni rregullat bazë dhe udhëzimet e tjera, respektoni rregullat e mirësjelljes; regjistrimi është i këshillueshëm por jo i detyrueshëm.


Keni nevojë për ndihmë? Përpiquni të shfletoni faqet e ndihmës ose bëni pyetjen tuaj në Kuvendin e Wikipedias. Shumë shpejt një përdorues aktiv do t'iu ndihmojë.


Dëshironi të provoni? Bëni prova tek livadhi ose lexoni se si redaktohet një faqe.


Dëshironi të bëni një donacion? Wikipedia është plotësisht e lirë, pa reklama, falë donacioneve të përdoruesve. Ndihmoni që Wikipedia të mbetet e lirë, bëni një donacion.




Projektet motra

Projektet motra













































Meta-Wiki


Meta-Wiki
Koordinimi i të gjitha projekteve

Wikidata


Wikidata
Baza e lirë e të dhënave

Commons


Wiktionnaire


Wiki–Fjalori
Fjalori i lirë

Wikinews


Wiki–Lajme
Lajme të lira

Wikibooks


Wiki–Libra
Libra dhe tekste didaktike

Wikiquote


Wiki–Citate
Përmbledhje citatesh

Wikisource


Wiki–Burime
Dokumente dhe Libraria e lirë

Wikiversité


Wikispecies


Wiki–Speciet
Lista e llojeve të specieve





Wikipedia nuk garanton saktësinë e përmbajtjes!

Projekti organizohet nga Fondacioni Wikimedia, i cili nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim në përmbajtjen e këtyre artikujve.


Çdo kontribues është përgjegjës për shkrimet e tij.


Na kontakto · Pyetje dhe përgjigje · Të drejtat e autorit · Cito Wikipedian · Not Albanian? sq-0? Click here!













Popular posts from this blog

Lallio

Futebolista

Jornalista